Ekskluzive: Këshilli ia rrëzon vendimin edhe Kurtit, kthen përsëri në punë Fadil Kodrën - NACIONALE

Ekskluzive: Këshilli ia rrëzon vendimin edhe Kurtit, kthen përsëri në punë Fadil Kodrën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ka rrëzuar vendimin e kryeministrit Albin Kurti për shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Fadil Kodra.

Bazuar në ankesën që Kodra kishte bërë, Këshilli ka vendosur sot që të anulohet edhe vendimin i ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Svçla, për suspendimin e Kodrës nga kjo pozitë.

Në vendimin që e ka siguruar gazeta Nacionale, thuhet se Ministria e Punëve të Brendshme obligohet që ankuesit Fadil Kodra t'ia kompensoj të gjitha pagat e pa realizuara nga dita e shkarkimit me datë 14.10.2022.

Obligohet Ministria e Punëve të Brendshme, që ankuesit Fadil Kodra t'ia kompensoj të gjitha pagat e pa realizuara nga dita e shkarkimit me datë 14.10.2022 deri në ditën e zbatimit të këtij vendimi, ndërsa Drejtori i Departamentit për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë obligohet që në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi të emëroj ankuesin në një pozitë të mesme drejtuese apo profesionale në kuadër të Shërbimit Civil, të gjitha këto brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e pranimit të këtij vendimi” është thënë në piken 3 të vendit të këshillit.

Me tej, në vendim thuhet se nuk është përmbush asnjë kusht ligjor për lirimin nga detyra të Fadil Kodrës.

Duke qenë se ankuesi nuk posedon dy vlerësime jo të kënaqshme për dy vite radhazi nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë, si dhe ndaj të njëjtit nuk është zhvilluar procedurë disiplinore lidhur me shkeljet e pretenduara në vendimin e kontestuar, Kolegji i Këshillit vlerëson se nuk është përmbush kushti ligjor për lirimin e ankuesit nga Shërbimi Civil për shkak të mos realizimit të objektivave të përcaktuara dhe sjelljes jo profesionale, ashtu sikurse nuk është plotësuar kushti ligjore për lirimin e ankuesit nga pozita për shkak të shkeljes se detyrave të punës dhe detyrimeve ligjore në kuptim të nenit 60 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 dhe 1.6 dhe nenin 61 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publikë, kështu që pretendimi ankimor i ankuesit është i drejtë dhe i bazuar”, është thënë në arsyetimin e vendimit.

Sipas vendimit, pretendimet e MPB-së ndaj Kodrës nuk janë të bazuara.

Kolegji i Këshillit po ashtu thekson faktin se dënimi i nëpunësit civil për kryerjen e një vepre penale me dashje apo për çfarëdo vepre penale për mbajtjen e burgut efektiv për tre (3) muaj e më tepër, përbën shkak ligjor për përfundimin e marrëdhënies se punës në Shërbimin Civil, mirëpo për tu plotësuar ky kusht ligjor duhet të ekzistoj një vendim i formës se prerë lidhur me dënimin e shqiptuar nga një gjykatë kompetente. Rrjedhimisht, nga analizimi i aktit të kontestuar si dhe shqyrtimi i shkresave të lëndës është konstatuar se ankuesi nuk posedon një aktakuzë të ngritur mbi dyshimin e bazuar për kryerje të veprës penale, ashtu sikurse nuk ka në fuqi një vendim të formës se prerë për kryerje të veprës penale”, është thënë në arsyetim.

Përndjekja e pushtetit ndaj Fadil Kodrës

Gjatë vitit të kaluar, Fadil Kodra, i cili ka qenë bashkëluftëtar i Adem Jasharit, ishte bërë objekt i përndjekjes së pushtetit.

Vetëm disa javë pasi Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës e kishte kthyer në punë, më 14 tetor Kodra është shkarkuar për herë të dytë nga pozita e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave.

Shkarkimi i tij është vlerësuar si antiligjor dhe si hakmarrje politike.

Brenda 24 orëve, Qeveria e Kosovës kishte marrë dy vendime për drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Fadil Kodra. Fillimisht, më datën 13 tetor, ish-bashkëluftëtari i Adem Jasharit është pezulluar nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe me pas është shkarkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ky ishte shkarkimi i Kodrës brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Vendimi i parë ishte marrë në muajin korrik, por ky vendim ishte rrëzuar nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, duke u cilësuar si i kundërligjshëm.

Avokati i Kodrës, Faton Fetahu, shkarkimin e klientit të tij, i cili është njeri prej themelueseve të UÇK-së, e kishte cilësuar si hakmarrje politike dhe të kundërligjshëm.

Ministri Sveçla si arsyeje pwr suspendimin e Kodrws kishte përmendur disa gjetje te Raportit të Auditimit të vitit 2020.

Avokati i Fadil Kodrës, Faton Fetahu, i ka hedhur poshtë arsyetimet për pezullimin dhe shkarkimin e klientit të tij.

Ai ka kishte thënë për gazetën Nacionale se kjo është një hakmarrje politike.

“Siç e shihni, Xhelal Sveçla dhe Albin Kurti i mbyllin sytë përballë gjetjeve skandaloze në Raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) për punën e tyre gjatë vitit 2021 (MPB dhe ministri të tjera) dhe orvaten që gjetjet e karakterit administrativ të vitit 2020, të cilat tashmë veçse janë adresuar, t’i paraqesin jo si shkelje, por si vepra penale. Pra, sikurse vendimi për suspendim, po ashtu edhe vendimi i z. Kurti për shkarkim, nuk përbëjnë asgjë më shumë dhe as më pak se ushtrim të funksioneve prokuroriale, për ushtrimin e të cilave ka përgjegjësi ekskluzive dhe të vetme Prokurori i Shtetit dhe jo politikani që ushtron një pozitë zyrtare”, kishte deklaruar ai.

Lajme të ngjashme