Këshilli Gjyqësor me vendim: Kryetarët e gjykatave do të vendosin nëse ka kushte për punë në Pallatin e Drejtësisë
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje me kryetarët e gjykatave që punojnë në kuadër të Pallatit të Drejtësisë.
Pasi temperaturat janë tejet të larta dhe kushtet e punës në këtë pallat janë të mjerueshme, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka dalë me vendim.
Kryetarët e gjykatës Supreme, të Apelit, Komerciale dhe Themelore, do të vlerësojnë kushtet e punës në vazhdimësi, dhe do të vendosin për reduktim të punës apo pezullim.
Krejt kjo pas një letre publike që KGJK-ja ia ka dërguar Qeverisë së Kosovës.
Vendimi:
