Këshilli Evropian miraton planin miliardësh për Ballkanin Perëndimor, përsëriten kushtet për Kosovën e Serbinë - NACIONALE

Këshilli Evropian miraton planin miliardësh për Ballkanin Perëndimor, përsëriten kushtet për Kosovën e Serbinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Këshilli Evropian ka miratuar projektin gjashtë miliardësh për Lehtësim të Reformave për Rritje në Ballkanin Perëndimor.

Siç është bërë e ditur tashmë, plani pritet të mbulojë periudhën prej vitit 2024 deri në 2027. Sipas të njëjtit, do të ofrohen dy miliardë euro granted he 40 miliardë euro kredi për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ripërsëriten kushtet për Kosovën e Serbinë

Shtetet që duan të përfitojnë, si parakusht e kanë që të respektojnë mekanizmat efektivë demokratike, duke përfshirë këtu një sistem parlamentar shumëpartiak, zgjedhje të lira, media pluraliste, një gjyqësor të pavarur dhe sundim të ligjit, dhe të garantojnë respektimin e të drejtat e njeriut, duke përfshirë të drejtat e personave që u përkasin pakicave.

Për Kosovën dhe Serbinë ka një parakusht shtesë:

“…ato të angazhohen në mënyrë konstruktive me progres të matshëm dhe rezultate të prekshme në normalizimin e marrëdhënieve me synimin për të zbatuar plotësisht të gjitha detyrimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksi i Zbatimit të saj, si dhe të gjitha Marrëveshjet e Dialogut dhe të angazhohen në negociatat për Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.”thuhet në njoftimin për media.

Lajme të ngjashme