“Kërkonin meshkuj për të vrarë”: Rrëfimi tronditës i Bahtie Jasharit për masakrën në Prekaz - NACIONALE

“Kërkonin meshkuj për të vrarë”: Rrëfimi tronditës i Bahtie Jasharit për masakrën në Prekaz

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bahtije Jashari ishte një nga personat që humbi të afërm në rezistencën e familjes Jashari gjatë 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998. Në një rrëfim për ish-gazetarin, Ymer Avdiu, ajo më 12 mars të vitit 1998, tregonte ngjarjen e atyre ditëve të rezistencës së lagjes Jashari.

Në rrëfimin e saj, zonja Bahtie, që atëbotë ishte 70-vjeçare, tregohet saktësisht se si filloi ngjarja.

“Në orët e para të mëngjesit të së entjes së kaluar u zgjuam nga krismat e shumta të armëve. Toka dridhej. Së pari kanë sulmuar në shtëpinë e Shabn Jasharit. .krisamt kanë gjumuar në të gjitha anët. Pesë familje me rreth 36 anëtarë jemi bërë bashkë në katin e parë të një shtëpie. Kemi dëgjuar vetëm krisma, kemi parë flakë që dilte nga shtëpitë dhe kashtet e djegura. Aty qëndruam deri në orën 14 e 30 pa e qitur kokën në dritare. Gjysëm ore na e kanë sulmuar shtëpinë ku qendruam.” – fillon rrëfimin ajo për gazetën “Bujku” e “Rilindja”, që atëbotë botoheshin jashtë Kosovës, transmeton Nacionale.com.

Tutje, zonja Bahtie tregon se disa nga ushtarakët e policët serbë, flisnin edhe shqip. Në rrëfimin e saj, ajo tregon se si iu vra djali e familjarët e tjerë.

“Nuk dinim me çfarë armësh gjuanin, por ishin armë të rënda. Fëmijët nisën të bërtasin. Sigurisht kur kanë dëgjuar britmat e fëmijëve, na thirrën të dalim jashtë. Kurse nëpër dritare të banjos hodhën gaz lotsjellës. Dolëm jashtë. Na urdhëruan të ecim rresht për një, por fëmijët nga frika bëheshin grumbull. Me vete kishim edhe meshkuj. Djali im Nazmiu, së pari i përcolli jashtë fëmijët jashtë oborrit e pastaj u kthye të më merrte mua, ngase isha e palëvizshme. Ata flisnin shqip dhe serbisht. Kishin rroba të larme, me ngjyrë të zezë, të verdhë dhe të gjelbër. Vërejtëm se ata po kërkonin meshkuj për të vrarë. Viktimë e parë ra djaloshi i shtëpisë ku ishim strehuar, pastaj e vranë mësuesin Qazim Jashari. Djali im Nazmiu, rrëfen Bahtie Jashari, më rroku për krahu, mirëpo, ata ma ndanë nga krahu dhe e urdhëruan të shtrihet përmbys. E kontrolluan dhe natyrisht nuk I gjetën asgjë. E urdhëruan të ngrihet me duar lart. Parpë i thanë të shtihej përmbys dhe të dy ata policë a ushtarë para syve të mi i mbushën pushkët dhe e vranë ne vend. Djali nuk bëri zë fare…” – tha ajo.

Lajme të ngjashme