“Kërkojmë ndihmën e faktorit ndërkombëtar”: Kurti flet pas homazheve te varri i Afrim Bunjakut
Kryeministri Albin Kurt, kryeparlamentari Glauk Konjufca e ministra të kabinetit qeveritar, kanë bërë homazhe pranë varrit të heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku në njëvjetorin e vrasjes së tij.
“Dëshmorët janë dëshmi e orëve të historisë. Në orët e hershme të mëngjesit të 24 shtatorit, rreshteri Afrim Bunjaku ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit shtetëror, në mbrojtje të rendit publik, paqes dhe sigurisë. Kësisoj lartësoi shtetin e Kosovës. Anembanë Kosovës në çdo cep është shteti i Kosovës. Numri i policëve me kadet të rinj po rritet. Morali i policisë dhe ushtrisë tonë kurrë nuk ka qenë më i lartë. Ky flijim i Afrim Bunjakut ja ka vëlejtur për policinë, shtetin dhe gjeneratat e ardhshme. Serbia është përgjegjëse andaj duhet të jap përgjegjësi. Në këtë pikë ne kërkojmë ndihmën e faktorëve ndërkombëtarë”, theksoi i pari i ekzekutivit.
“Serbia është përgjegjëse, andaj duhet të jap përgjegjësi. Në këtë pikë kërkojmë ndihmën e faktorit ndërkombëtar”, tha ai.