Kërkimfalja nuk mjafton – vazhdojnë kërkesat për dorëheqjen e ministrit Murati - NACIONALE

Kërkimfalja nuk mjafton – vazhdojnë kërkesat për dorëheqjen e ministrit Murati

4 vjet më parë

nga Gentiana Hasani

Pas presionit të madh të publikut, Ministri i Financave, Hekuran Murati, u detyrua të kërkoi falje për dekleratat që më herët kishte thënë për veteranët e UÇK-së.

Disa ditë pasi iu bën publike statuset e tij përçmuese për veteranët, ai e pranoi se që gjuha që kishte përdorur ka qenë e gabuar.

Mirëpo, kërkimfalje nuk iu pranuar nga kategoritë e dala nga lufta, rivalet politik dhe shumë aktivtsë politik.

“I përulem sakrificës së secilit dëshmor e kontributit të secilit ushtar të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky është qëndrimi im. Shkrimet e para disa viteve kanë qenë nga mllefi me ata që asokohe me fryrjen e listave për përfitime financiare e politike po shtrembëronin historinë e luftës dhe të vërtetën tonë kolektive. Ju siguroj se ato shkrime nuk kanë pasur synim ofendimin ndaj ushtarëve dhe dëshmorëve. E pranoj që gjuha e përdorur atëherë ka qenë e gabuar, prandaj ju kërkoj ndjesë të gjithë luftëtarëve të UÇK-së dhe familjeve të tyre”, ka shkruar Murati dje në profilin e tij në “Facebook”.

Ky status ka nxitur reagime edhe më të ashpra ndaj tij. Shumë kometues në statusin e Muratit nuk ia kanë pranuar kërkesën.

“Kjo kërkimfalje nuk pranohet nga askush që ka luftuar e kontribuar për liri. Të falin vetëm ata që kanë bashkëpunuar me Serbi e mendojnë për UÇK-n njëjtë si ti”, ka komentuar një qytetar me emrin Sali Rexhaj.

Edhe përfaqësues të partive politike, analistë e veteranë të UÇK-së kanë vlerësuar se kërkimfalja e tij nuk ka qenë e sinqert. Ata kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit Murati.

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se kërkimfalja e ministrit është e vonë.

“Pendimi i vërtetë është dorëheqja. Shihni kalendarin: dy dite reagime në rritje dhe dy orë pas thirrjes së protestës, ministri Murati reagon. Tepër vonë për të qenë e sinqertë. Çdo kërkim falje ka qëllim amortizimin e revoltës. Dhe ruajtjen e vetës, kuptohet. Presioni nuk pranohet. Protesta vazhdon”, ka shkruar Molliqaj në profilin e tij në “Facebook”.

Pohimeve se ministri Murati duhet të ofrojë dorëheqjen iu bashkëngjitë edhe analisti Valon Syla.

“Ec more te shtëpia... se me ato deklarata veç me kon i Ministrisë za Kosovo i Metohija e jo Ministër i Republikës së Kosovës”, ka shkruar Syla.

Më tutje Syla pretendoi se dorëheqja është e paevitueshëm.

“Jep dorëheqje se sje i Kosovës Republikë, e tani fol shlirë, e shaj e çka duash, deri sa nuk të paditë ndokush”, ka vazhduar Syla argumentin e tij.

Të njëjtin opionion, vazhdojnë ta ndajnë edhe organizatat e dala nga lufta.

Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, edhe pas kërkimfaljes së së ministrit Murati, se kategoritë e dala nga lufta nuk mjaftohen nga ky veprim i ministrit dhe kërkojnë nga kryeministri Kurti që të marrë masa ndaj ministrit Murati.

“23 vite pas përfundimit të luftës nga të zgjedhurit e popullit nga ata që kanë pretenduar me zgjedh problemet për secilën kategori me premtimet e tyre, mendoj se është tepër e ultë dhe fyese të shprehen dhe mendoj se nuk do të duhej të ishin ministra të tillë në qeverinë normale. Nëse i ka ngel kryeministrit një pikë moral dhe mbi të gjitha nëse ka kapacitete dhe bagazh kombëtar, automatikisht këtë ministër duhet ta largojë nga Qeveria e tij”, ka deklaruar Jashari për TV1.

Disa postime të shkruara vite më parë nga Hekuran Murati, nxitën një valë të reagimit publik.

Në këto shkrime të Muratit, ai kishte ofenduar luftën e UÇK-së, duke e krahasuar me një luftë mercenarësh.

“Këta tre muaj lufte të një ushtrie guerile dojnë me na dalë shumë ma shtrenjtë se një ushtri e rregullt. Bile edhe mercenarë me pas angazhu na kishë dalë ma lirë – 3 muaj nga dy mijë euro bëjnë gjashtë mijë euro për kokë – 20 mijë mercenarë të përgatitur ushtarakisht kishin me na kushtu veç 120 milionë euro gjithsejtë. Edhe as faleminderit s’kish pas nevojë me iu thanë”, kishe shkruar Murati – asokohe./Nacionale.com/

Lajme të ngjashme