“Kërkah s’je i nderuar”: Shpërthen kreativiteti dhe ‘talljet’ me Kurtin në qoshe të tribunës së Konventës së Demokratëve - NACIONALE

“Kërkah s’je i nderuar”: Shpërthen kreativiteti dhe ‘talljet’ me Kurtin në qoshe të tribunës së Konventës së Demokratëve

1 vit më parë

nga NACIONALE

“Po hymë në vitin e tretë dhe nuk ka pasur takime të nivelit të lartë mes askujt në Qeverinë e Kosovës dhe dikujt në administratrën amerikane. Ky duhet të jetë një tregues për njerëzit se ku janë marrëdhëniet (Kosovë-ShBA)”.

Këtë mesazh e pati përçuar në formën më të hapur – pa përdredhime, përzbutje dhe zhargon diplomatik – në mars të këtij viti në vizitën e fundit si Emisar i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Kjo në dritën e plasaritjes së madhe të raporteve bilaterale mes Kosovës dhe ShBA-së të artikuluar më publikisht se kurrë.

Shefi i Gabriel Escobar-it, Jim O’Brien, pati paralajmëruar reciprokim mospartneriteti Kosovë-ShB pasi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti – siç pati pohuar ai vet – tjetër gjë i kishte kumtuar përmes telefonit e tjetër gjë kishte vepruar në kursin e ndalimit e dinarit (VoA), i cili s’kontestohej për nga vendimi, por për nga etika dhe mënyra e zbatimit.

Gjashtë muaj më vonë fjalët e Escobar për mospritje të Kurtit në asnjë takim të lartë në administratën amerikane, gjejnë konfirmim kur Albin Kruti u ftua jo nga qeveria amerikane por Instituti NDI, për të marrë pjesën në Konventën e Demokratëve.

Pamjet e tij nga një qoshe e tribunës si pjesëmarrës në Konventë shërbyen si konfirmim për marrëdhëniet Kosovë-ShBA: si një dikush krejtësisht periferik. Për më tepër, të njëjtën ftesë morrën edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës ndërsa që të dy partitë deleguan anëtarë të tyre: Alush Gashin dhe Bernard Nikaj. Kjo shërbeu si matës i rangut; dhe prodhoi jo pak tallje.

Fotoja e Kurtit nga qoshet e tribunës i dha hov edhe kreativitetit në rrjete sociale ku u montuan fotografi e video për të shënuar dallimet mes pritjes së dikurshme në ShBA – si ish-Presidenti Hashim Thaçi, i cili singullarizohej nga Joe Biden me vlerësime si “George Washingtoni i Kosovës”. Ky kreativitet erdhi nga dora e Artan Behramit, ish këshilltarit të Thaçit.

Gazetari Ilir Mirena poashtu u lëshua në sarkazëm e satirë se “ani thojshin kurrë, kurrë Albinin s’e pret Joe Biden-i...qe faktet, Albin Baba...plasni pronto mafi”.

Gazetari Vehbi Kajtazi po ashtu humorikisht iu drejtua Kurtit se “kërkah nuk je i nderuar” duke krahasur vizitën e fundit të Bedri Hamzën në Uashington ditëve të fundit ku u prit në instanca të larta të shtetit amerikan.

Bedri Hamza ne opozite dhe veç kandidat per kryeminister ka hy ne Shtepine e Bardhe e ky i panafaku fryhet pse e kane thirre ne stadium bashke me Alush Gashin e Bernard Nikajn dhe nja 30 mije te tjere. Kerkah nuk je i nderuar!”, shkroi Kajtazi.

Për të shënuar kontrast edhe më të madh, Kajtazi nxori edhe një foto të ish-kryeministrit kosovar, Avdullah Hoti në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë me ish-Presidentin Donald Trump, dhe Albin Kurtit në qoshe të tribunës. “Dulla dhe Dudi”, shkroi ai.

Edhe anëtar i PDK-së, Bernard Nikaj u lajmërua nga atje – me ftesën e njëjtë si të Kurtit – për çka tha se për të është “nder e kënaqësi” të përfaqësojë PDK-në në emër të Memli Krasniqit.

Nder dhe kënaqësi që, në emër të Kryetarit Memli Krasniqi, të përfaqësoj Partinë Demokratike të Kosovës në Forumin Ndërkombëtar të Liderëve (ILF), organizuar nga NDI në kuadër të Konventës Kombëtare të Partisë Demokratike (DNC) në Çikago. Pas vizitës së kandidatit tonë për Kryeministër, z. Bedri Hamza, javën e kaluar në Washington, pjesëmarrja ime në DNC është vazhdimësi e kultivimit të raporteve të shkëlqyera të PDK-së me të gjithë akterët politikë dhe shtetërorë në SHBA”, tha ai.

Lumir Krasniqi që delegoi Alush Gashin në këtë ftesë të institutit NDI, shkroi se “LDK angazhohet për marrëdhënie të mira me të dy partitë e mëdha amerikane, si faktor e kontributdhënës historik në kauzën tonë për liri, pavarësi e demokraci. Mbi të gjitha, me rrugëtimin e ngushtë me aleatët tanë identitar, SHBA-të, drejt realizimit të qëllimeve tona kombëtare!”.

Lajme të ngjashme