Kërcënimi nga Serbia, Gërvalla kopjon Kurtin: Jemi vigjilent, pa qenë të frikësuar - NACIONALE

Kërcënimi nga Serbia, Gërvalla kopjon Kurtin: Jemi vigjilent, pa qenë të frikësuar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka folur për kërcënimin nga Serbia.

Sipas saj, Serbia vazhdon të jetë kërcënim për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën.

Megjithatë, Gërvalla ka vlerësuar se Kosova është e gatshme për t’u përballur me kërcënimet nga Serbia.

“Jam shumë e sigurt që në Kosovë jemi shumë të përgatitur sesa gjithkund tjetër në rajon për t’u bërë ballë kërcënimeve nga Serbia. Nuk llogaris në një lufë direkte nga Serbia, për shkak se në Kosovë kemi trupat e NATO-s, kemi KFOR-in, kemi FSK-në të përgatitur sipas standardeve të NATO-s, kemi një polici tepër profesionale dhe të aftë për të mbrojtur vendin, por llogaris që Serbia mund të vazhdojë me këtë agjende destruktive që ka” – ka vlerësuar Gërvalla.

Në intervistën e saj për KP, Gërvalla ka kopjuar gjuhën e kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se “jemi vigjilent, pa qenë të frikësuar në asnjë moment”.

“Jo identik me Banjskën, por ne e dimë që në Serbi, jo larg kufirit me Kosovën, përsëri në ambiente zyrtare të ushtrisë serbe, janë duke u trajnuar njerëz për forma të ndryshme të ndërhyrjes në Kosovë. Jemi vigjilent, pa qenë të frikësuar në asnjë moment nga situata” – shtoi Gërvalla.

Lajme të ngjashme