Kërcënimi i policëve serbë në veri, reagon shefi i EULEX-it: Jemi të shqetësuar
Shefi i EULEX’it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka reaguar pas raportimeve se policët e rinj serbë në veri të Kosovës janë kërcënuar për shkak të punës së tyre në Policinë e Kosovës.
Shefi i EULEX-it ka theksuar se është i shqetësuar për kërcënimet e raportuara nga mediet.
”Jam shumë i shqetësuar për raportimet e mediave në lidhje me mesazhet kërcënuese kundër policëve të sapo-dislokuar të Policisë së Kosovës nga komunitetet jo-shumicë. Çdo lloj frikësimi është i papranueshëm dhe theksoj rëndësinë që Policia e Kosovës reflekton dhe përfaqëson tërë popullatën e Kosovës.” - shkroi ai në Twitter.
I am very concerned about media reports regarding threatening messages against newly deployed Kosovo Police Officers from non-majority communities.
— Giovanni Pietro Barbano (@EulexHoM) July 25, 2023
Any kind of intimidation are unacceptable, and I stress the importance Kosovo Police reflect and represent entire Kosovo population.