Kërcënime me mjet shpërthyes në Aeroportin Adem Jashari në Prishtinë, policia nis hetimet
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, Adem Jashari raportohet se dje ka pranuar dy kërcënime me mjete shpërthyese.
Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, njësitet policore kanë bërë evakuimin e stafit dhe të gjithë udhëtarëve.
Sipas raportit, njësitë përkatëse kanë bërë kontrollimin e hapësirave e ANP Adem Jashari dhe nuk kanë rezultuar si kërcënime të vërteta.
Tutje, theksohet se është mbyllur alarmi dhe gjithçka u është kthyer normalitetit, ndonëse thuhet se për këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shteti dhe rasti është duke u hetuar.
“ANP Adem Jashari 06.02.2023 – 16:05. Raportohet se përmes postës elektronike në ANP Adem Jashari, janë pranuar dy kërcënime me mjete shpërthyese. Nga njësitë policore fillimisht është bërë evakuimi i stafit të ANP Adem Jashari dhe i të gjithë udhëtarëve. Më pas njësitë përkatëse kanë bërë kontrollimin e hapësirave e ANP Adem Jashari dhe nuk kanë rezultuar si kërcënime të vërteta. Pastaj është mbyllur alarmi dhe gjithçka u është kthyer normalitetit. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.
