Kërçeli, LDK-në: Thirreni KP-në, njoftojeni se keni marrë vendim që pa PDK-në s`futeni në Qeveria
Deputeti i VV-së, Ilir Kërçepi, ka ironizuar me refuzimin e LDK-së për të bërë koalicion me VV-në dhe propozimin e Abdixhikut për qeveria të tranzicionit.
Ai ka ftuar LDK-së që të thërras Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm dhe të tregojë vendimin që kanë marrë.
Sipas tij, LDK-ja ka marrë vendim që të mos futet në qeveria pa PDK-në.
“Kur një letre e cila të thërret për bashkëqeverisje i përgjigjesh me arrogancë e me ide që në fillim janë qesharake e të pa bazuara në realitet, atëhere nuk e ki gajlën e qytetarëve, por të atyre qe premtimin si duket e keni zevendsuar me aksione brenda LDK-së. Thirrne një mbledhje të këshillit përgjithshëm të LDK-së, njoftoni se keni marrë vendim që mos te futeni në qeveri pa PDK-në”, ka shkruar deputeti i VV-së.