"Kemi kapacitete...": Kryetari i Zubin Potokut reagon pas deklaratës së ambasadorit amerikan - NACIONALE

"Kemi kapacitete...": Kryetari i Zubin Potokut reagon pas deklaratës së ambasadorit amerikan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i zgjedhur në komunën e Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka deklaruar se veprimet e ardhshme të të gjithë atyre që u zgjodhën në veri të vendit, po harmonizohen me faktorët ndërkombëtare, duke përfshirë këtu edhe ata të Ambasadës Amerikane e asaj britanike.

Zeqiri në Debat Plus citohet të ketë deklaruar se janë aspekte teknike arsyet se pse jo të gjithë kryetarët nuk do ta bëjnë betimin të premten.

Këto janë problem teknike rreth organizimeve në të gjitha komunave, kjo është arsyeja e parë që s’po mbahen me një datë të gjitha betimet. Vetë certifikimi, shembull komuna e Leposaviqit, ka vonesa në certifikim të kandidatëve, s’është e thënë të mbahen në një datë. Ne kemi pas takim edhe me përfaqësues e ambasadës amerikane e angleze, jemi duke u harmonizuar me të gjithë faktorët… me ambasadën amerikane gjithnjë do të kemi harmonizim.” – raportohet të ketë thënë ai.

Zeqiri ka reaguar edhe në lidhje me deklaratën e ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier se kryetarët e rinj duhet të kenë kompetenca teknike, duke thënë se “do të kenë kapacitet për t’iu përgjigjur qytetarëve pa dallim”.

“Besoj që do të kemi kapacitet dhe kompetenca për t’u përgjigjur qytetarëve pa kurrfarë dallimi. Është me rëndësi të ecim me hapa sa më të mëdhenj në drejtim të vendosjes së administrimit, që na thërret ligji i Kosovës. Nuk paragjykoj, jemi në ecje e sipër do të përpiqemi ta japim maksimumin.” – ka thënë ai.

Ndërkohë, në një intervistë për “Telegraf”, ambasadori amerikan ka përmendur se kanë pritur që kryetarët e rinj të marrin rol teknik, e jo politik.

Nga këndvështrimi politik, megjithatë, duke pasur parasysh pjesëmarrjen e ulët, ne do të prisnim që kryetarët e sapozgjedhur të komunave dhe kuvendet komunale të merrnin një rol teknik dhe jo politik, duke njohur kushtet e pazakonta në të cilat ata u zgjodhën. Ne vazhdojmë t’i inkurajojmë ata që të jenë të përgjegjshëm ndaj nevojave të të gjithë zgjedhësve të tyre.” - ka thënë Hovenier.

Lajme të ngjashme