Kelmendi për 'analizën' e Akademisë së Shkencave: Diçka më skandaloze për Shqipërinë nuk më paskan zënë sytë - NACIONALE

Kelmendi për 'analizën' e Akademisë së Shkencave: Diçka më skandaloze për Shqipërinë nuk më paskan zënë sytë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) ka publikuar një “analizë” të gjatë që përfshin 39 faqe në përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndaj politikave destabilizuese të Serbisë.

Kjo kjo analizë, përveç gabimeve të shumta drejtshkrimore, përmban edhe retorikë paranojake dhe të njëanshme ndaj Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Partisë Socialiste e Partisë Demokratike të Shiqipërisë dhe fesë islame, për të cilën Nacionale e trajtoi gjerë e gjatë në disa shkrime të mëparshme.

Kjo ngjalli reagime të shumta nga opinioni publik. Gazetari Adriatik Kelmendi, përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, publikimin e AShAK-ut e quajti ‘skandaloze’ atë që është shkruar për shtetin shqiptar.

“Diçka më skandaloze për Shqipërinë nga një institucion i Kosovës nuk më paskan zënë sytë, sesa ky konstatim “hartimor” i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës!” – shkroi Kelmendi në Facebook.

Lajme të ngjashme