KDI: Qeveria t`i informojë qytetarët për dialogun me Serbinë - NACIONALE

KDI: Qeveria t`i informojë qytetarët për dialogun me Serbinë

1 vit më parë

nga NACIONALE

KDI-ja ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë të transparencës mbi dialogun Kosovë-Serbi.

Përmes një komunikate për medie, ky institut ka vlerësuar se derisa ky proces gjendet në një fazë mjaft delikate, qytetarët e Kosovës janë të pa informuar mbi përmbajtjen e takimeve të shumta që janë mbajtur për këtë çështja.

Diskutimet mbi përmbajtjen e propozimit Franko-Gjerman/Evropian dhe zbatimin e Marrëveshjes së Dialogut mbi Asociacionin janë temat kryesore në debatet mediale, ndërkohë që mungon një debat i strukturuar politik e shoqëror dhe një mostransparencë e theksuar e Qeverisë mbi qëndrimet e saj në raport me këto propozime. Duke qenë i mbyllur dhe i reduktuar, ky proces çdo ditë e më tepër po krijon hapësirë për dezinformim, pasiguri dhe ulje të besimit të publikut. Informacionet selektive dhe deklaratat e kufizuara të emisarëve ndërkombëtarë mbeten burimet e vetme të informacioneve, ndërkohë që Qeveria po shmang adresimet për publikun”, është thënë në komunikatë.

Sipas KDI-së, kryeministri Kurti duhet të rapotojë edhe në Kuvend për procesin e dialogut.

Prandaj Qeveria si mandatare për të udhëhequr dialogun me Serbinë duhet të jetë e hapur dhe t’a informojë publikun lidhur me qëndrimet e saj dhe të priturat nga ky proces. Kjo duhet të përfshijë edhe raportimet me vetiniciativë të Kryeministrit në Kuvendin e Kosovës, si institucioni më i lartë përfaqësues. Meqë përmbyllja e dialogut Kosovë-Serbi është çështje e interesit nacional, pritjet tona janë që edhe subjektet politike opozitare të tregohen të përgjegjeshme dhe serioze në përpjekjet e tyre për ta mbajtur Qeverinë llogaridhënëse dhe për të ofruar kapacitetet e tyre në formësimin e qëndrimeve sa më konsensuale të palës kosovare”, është thënë në komunikatë.

Lajme të ngjashme