Katër të akuzuar pranojnë fajësinë në rastin “Subvencionet”, dënohen me gjoba dhe burgim - NACIONALE

Katër të akuzuar pranojnë fajësinë në rastin “Subvencionet”, dënohen me gjoba dhe burgim

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prishtinë ka miratuar marrëveshjen për pranim fajësie ndërmjet Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe katër të akuzuarve në rastin e njohur si “Subvencionet”, raportoi Betimi për Drejtësi.

Të akuzuarit Pajtim Krasniqi, Hazir Metaj, Valdete Ismajli dhe Veton Prekazi u shpallën fajtorë për veprat penale që lidhen me ryshfet dhe mashtrim me subvencione.

Sipas vendimit të trupit gjykues të kryesuar nga Medie Bytyqi, katër të akuzuarit u dënuan në total me rreth 25 mijë euro gjoba dhe një vit burgim.

Në disa raste, dënimet me burg janë zëvendësuar me gjoba me pëlqimin e të akuzuarve.

Gjykata gjithashtu urdhëroi që gjobat të paguhen brenda tre muajve nga plotfuqishmëria e aktgjykimit, ndërsa në rast të mospagesës ato mund të zëvendësohen me burg.

Rasti “Subvencionet” përfshin gjithsej 28 të akuzuar dhe lidhet me dyshime për keqpërdorime në subvencionet bujqësore.

Lajme të ngjashme