Katër raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar katër raste të dhunës në familje.
Siç thuhet në raport, rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Prizren, Suharekë dhe Skenderaj.
Në Prishtinë raportohet se është arrestuar një burrë pasi dyshihet se i njëjti kishte sulmuar fizikisht një femër. Thuhet se viktima kishte pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 29.01.2023-07:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Një rast tjetër ka ndodhur në Prizren, ku thuhet se është arrestuar një burrë pasi kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj një gruaja e cila është shtetase e huaja.
“Prizren 30.01.2023-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër shtetase e huaj. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, shkruan në raport.
Është arrestuar një person në suharekë, pasi ka ushtruar dhunë psiqike ndaj një gruaje. I njëjti është dërguar në mbajtje.
“Suharekë 30.01.2023-14:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në raport.
Edhe në Skenderaj, është arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje. Thuhet se viktima kishte pranuar tretman mjekësor.
“Skenderaj 30.01.2023 – 19:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima nuk kishte lëndime dhe nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thekson raporti.

