Gjendet i vdekur një person në Lipjan, policia nis hetimet - NACIONALE

Gjendet i vdekur një person në Lipjan, policia nis hetimet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dje është raportuar se është gjetur pa shenja jete një person në Lipjan.

Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njesitë përkatëse dhe mjekësia ligjore.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Lipjan 30.01.2023 – 20:56. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe mjekësia ligjore të cilët kanë marrë trupin e pajetë për obduksion”, thuhet në raport.

Lajme të ngjashme