Katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Në Kosovë janë raportuar katër raste të dhunës në familje, në 24 orët e fundit.
Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, rastet kanë ndodhur në Lipjan, Fushë Kosovë, Ferizaj dhe Prizren.
Në Lipjan është arrestuar një burrë pasi dyshohet se i njëjti kishte sulmuar fizikisht një tjetër burrë.
Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, viktima kishte pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
“Lipjan, Prishtinë 28.02.2023-10:50. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Edhe në Fushë Kosovë, dyshohet se një grua është dërguar për tretman mjekësor pasi thuhet se e njëjta ishte sulmuar psiqikisht nga bashkëshorti i saj. Rasti është duke u hetuar.
“Fushë Kosovë, 28.02.2023-20:45. Raportohet se viktima femër kosovare është dërguar për tretman mjeksorë si pasojë e dhunës (psikike) nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Rasti në procedurë hetimore”, theksohet në raport.
Në Ferizaj është arrestuar një burrë pasi për shkak të një mosmarrëveshje e kishte kanosur një tjetër burrë.
“Ferizaj 28.02.2023-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte demoluar orenditë e shtëpisë dhe kishte kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në raport.
Në Prizren një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua. Ata janë intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Prizren 28.02.2023-19:07. Viktima femër kosovare, ka njoftuar se ishte keqtrajtuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt”, përfundon raporti.
