Tetë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë - NACIONALE

Tetë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar 8 raste të dhunës në familje.

Siç thuhet në raport rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Lipjan, Viti, Prizren, Istog, Gjakovë, Skenderaj dhe Mitrovicë.

Sipas policisë, nga këto raste janë arrestuar 6 persona.

Në raport theksohet se një person në Lipjan në vazhdimesi ka kanosur një anëtar të familjës së tij. Sipas raportit, i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit, dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

Lipjan 08.12.2022 – 20:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në vazhdimësi kishte kanosur anëtaret e familjes së tij. I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Në anën tjetër, edhe në Gjilan është arrestuar një person, pasi i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte ushtruar dhunë ndaj familjës së tij.

Gjilan 09.12.2022 – 19:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë ndaj familjes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tuje në raport.

Në Prizren poashtu raportohet se është arrestuar një femër pasiqë dyshohet se kishte sulmuar bashkëshortin e saj,

Prizren 09.12.2022 – 02:00. Ankuesja femër kosovare ka kërkuar tretman mjekësor, pasi që ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Amerikës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, shkruan në raport.

Një tjetër person është arrestuar në Istog pasiqë kishe sulmuar bashkëshortën e tij.

Istog 09.12.2022 – 00:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që nën ndikim të alkoolit ka shkaktuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Ndyshe, edhe në Gjakovë dhe Mitrovicë, janë arrestuar dy persona pasiqë të njëjtit kishin ushtruar dhunë fizike ndaj familjes.

Gjakovë 09.12.2022-08:00 Dy të dyshuar – një mashkull dhe një femër kosovar-e (bashkëshort) ishin përfshirë në një mosmarrëveshje verbale në mes veti. Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër është dërguar në shtëpi të sigurt.Mitrovicë 09.12.2022 – 19:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport”, thuhet tutje në raport.

Lajme të ngjashme