Gruaja nga Peja kishte urdhër mbrojtës por ish burri i saj e then rregullin dhe e kanosë atë
Rastet e dhunës në familje ku viktima janë gratë, janë të shpeshta në Kosovë. Në disa raste gratë madje kanë përfunduar me fatalitet prej pikërisht burrave të tyre.
Në shumë raste të tjera ka dështuar edhe sistemi I drejtësisë kosovare për t’I mbrojtur gratë nga dhunesit.
Por, në një rast në qytetin e Pejës, policia e ka parandaluar një të keqe. Bëhet fjalë për një burrë që kishte thyer urdhërin mbrojtës ndaj ish-bashkëshortes së tij i është afruar asaj dhe e ka kanosur atë.
Për këtë, të premten ai ra në prangat e policisë.
“Rr. UÇK, Pejë, 06.12.2022 – 16:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka thyer urdhrin mbrojtës ndaj ish bashkëshortes së tij femër kosovare, i është ofruar viktimës në rrugë dhe e ka kanosur atë. Me 09.12.2022 i dyshuari është arrestuar dhe me vendimit ë prokurorit është dërguar në mbajtje”, raporton policia.
