Podujevë: Raportohet se është sulmuar seksualisht një grua
Një grua në Podujevë po pretendon se u ngacmua e sulmua seksualisht nga një burrë në po këtë qytet me 8 dhjetor të këtij viti.
Ngjarja sipas ankueses femër raportohet të ketë ndodhë rreth orës 18:00 të po asaj date.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe nuk ka pranuar që është takuar me viktimën në intervalin kohor të pretenduar nga viktima”, thuhet në raport.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Hetuesia ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.