Katër instanca gjyqësore ia rrezuan ankesën: Murati merret me ushujza, por jo me kryeinspektorin që e mban kundërligjshëm për dy vjet - NACIONALE

Katër instanca gjyqësore ia rrezuan ankesën: Murati merret me ushujza, por jo me kryeinspektorin që e mban kundërligjshëm për dy vjet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Janë bërë gati tri javë që Gjykata Supreme nuk e ka pranuar ankesën e Ministrisë së Financave për të kontestuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit lidhur me emërimin e Kryeinspektorit të Punës dhe ministri Hekuran Murati nuk ka ndërmarr asnjë veprim.

Gazeta Nacionale ka dërguar pyetje në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve për të mësuar nëse do të respektohet aktvendimi i instancës së fundit gjyqësore, por deri në publikimin e këtij teksti nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Javën e kaluar, gazeta Nacionale ka publikuar aktvendimin e Gjykatës Supreme, i cili tregon se gjykata në fjalë nuk e ka pranuar ankesën e ministrisë së Hekuran Muratit për të kontestuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit që kishte vërtetuar vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil se emërimi i Kryeinspektorit të Punës ishte bërë në mënyrë të kundërligjshme.

Në aktvendimin e Gjykatës Supreme thuhet se kërkesa e Ministrisë së Financave është e pas afatshme.

Hedhet e pas afatshme kërkesa për rishqyrtim të jashtëzakonshme të vendimit gjyqësor, e parashtruar nga paditësi, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelti - Departamentit për Çështje Administrative, AA nr. 354\2023, të datës 08.07.2024”, thuhet në aktvendimin e Supremes, i cili është nxjerr më 26 shtator.

Në vend se të merren me zbatimin e këtij aktvendimin, të cilin e ka obligim ligjor, ministri Murati ka gjetur kohë të merret me veçorit shushunjave(ushejzave).

Një ditë më parë, Murati ka krahasuar partitë opozitare me ushejzat.

Ushujzat, të quajtura edhe shushunja, janë parazitë që ngjiten në trupa të huaj dhe jetojnë duke u ushqyer me gjakun që e thithin nga trupi nikoqir. Hapësirën ku ngjitet ushujza, ajo e mpin ashtu që trupi të mos ndjejë dhimbje, dhe njëkohësisht e tajon edhe një lëng i cili e mundëson tëhollimin e gjakut, që të ushqehet më lehtë. Kur e heq ushujzën nga trupi, ajo len prapa një plagë të hapur, dhe për shkak të tëhollimit të gjakut, mund të ketë edhe rrjedhje të gjakut nga plaga. Ngjashëm, për 20 vite qeverisje të kastës së vjetër zhvatëse, Kosovës tonë i janë ngjitur me dhjetëra e qindra ushujza që vazhdimisht i kanë thithur gjakun për t’u ushyer për vete”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”, duke treguar pasojat kur ato hiqen nga trupi.

“Dhe ngjashëm, tani kur këto ushujza po hiqen një nga një nga trupi i Kosovës, i dëgjon kastën e vjetër teksa ulërijnë e bërtasin, e akuzojnë se si vendit po i shkaktohet plagë e gjakderdhje. Por në fakt, plaga dhe gjakderdhja në rastin e ushujzës janë pasoja, dhe njëkohësisht treguesi se trupi më në fund do të shërohet. Prandaj edhe s’do të ndalemi. Të gjitha ushujzat do të hiqen një nga një. Mund të shkaktojë pak dhimbje në fillim, e mund të duket se po shkakton edhe gjakderdhje të përkohshme madje, mirëpo kjo është e vetmja mënyrë se si të kthjellet trupi”, ka shkruar Murati.

Historiku i çështjes

Dy muaj më parë, gazeta Nacionale ka publikua aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, i cili kishte rrëzuar ankesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, me të cilën kontestonte vendimin e Këshilli të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës(KPMShCK) për emërimin e Kryeinspektorit të Punës.

Në këtë mënyrë, kjo gjykatë kishte konfirmuar përfundimisht vendimin e KPMShCK-së se emërimi i Hekuran Nikçit në pozitën e Kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës ka qenë i kundërligjshëm.

Në aktgjykimin e Apelit, të cilin e ka siguruar gazeta Nacionale, refuzohej si e pa bazuar ankesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

Aktgjykimi në fjalë tregon se mbetet në fuqi aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i cili e vlerësonte si të drejtë vendimin e KPMShCK-së.

Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative, A.nr.1892\2022, të datës 14.04.2023, është refuzuar si e pabazuar kërkesëpadia e paditësit Ministria e Financave, Punës dhe Transferve, kundër të paditurës Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, me të cilën ka kërkuar të anulohet vendimi i të paditurës A.nr.50\2022”, është thënë në vendimin e Gjykatës se Apelit.

Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfervem nuk ishte pajtuar asnjëherë me vendimin e KPMShCK-së, i cili kishte konstatuar se emërimi i Hekuran Nikçit nuk ishte bërë në përputhje me ligjet e Kosovës.

Vendimin në fjalë, ministria e Hekuran Muratit e kishte sfiduar në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Më 27 prill të vitit të kaluar, kjo gjykatë kishte vendosur që të hidhet poshtë si e pabazuar kërkesëpadia e Ministrisë së Financave, ku kërkohej të anulohet vendimi i Këshillit për pozitën e Kryeinspektorit të Punës.

Refuzohet si e pabazuar kërkesëpadi e paditësi Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, kundër të paditurës Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, me të cilën ka kërkuar të anulohet vendimi i të paditurës A.nr.50-2022”, ishte thënë në aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, të cilin e kishte publikuar gazeta Nacionale.

Më 25 maj të vitit 2022, me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria e Kosovës, kishte emëruar Kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi.

Pas një Monitorimi të Jashtëzakonshëm në Ministrinë e Financave, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës kishte konstatuar se emërim është bërë në kundërshtim më ligjin në fuqi për Zyrtarët Publik.

Sipas vendimit të Këshillit, për këtë pozitë nuk ishte shpallur fare konkurs publik, i cili kërkohet me Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Këshilli kishte konstatuar se pozita e Kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës hyn në kategorinë e pozitave të nivelit të lartë drejtues në kuadër të shërbimit civil, dhe si e tillë i nënshtrohet regjimit juridik të Ligjit për Zyrtarët Publikë.

Lajme të ngjashme