Katër hapat e Avdullah Hotit që e nxjerrin Kosovën nga "ky kurth i Serbisë" - NACIONALE

Katër hapat e Avdullah Hotit që e nxjerrin Kosovën nga "ky kurth i Serbisë"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar katër veprimet që e nxjerrin Kosovën nga “kjo kurthë e Serbisë”.

Sipas Hotit me anë të këtyre veprimeve Qeveria Kurti mund të dalë nga kurtha e Serbisë.

Ai ka thënë se barrikadat duhet të hiqen në bashkëpunim me KFOR-in dhe se duhet kërkuar që SHBA dhe BE-ja të bëjnë persion tek Serbia.

Më tej, ai ka kërkuar nga Qeveria që të mos përmendin luftën dhe konfliktet.

I keni lënë të zënë vend tepër gjatë”, ka thënë Hoti për barrikadat.

Shkrimi i tij:

Veprimet që nxjerrin Kosovën nga kjo kurthë e Serbisë:

1. Hiqni barrikadat në veri në bashkëpunim me KFOR-in. I keni lënë të zënë vend tepër gjatë.

2. Kërkoni me ngulm nga BE-ja dhe SHBA-ja të bëjnë presion tek Serbia të mos pengohen dhe të mos rrezikohen qytetarët tanë që kalojnë nëpër Serbi.

3. Ruajeni paqen fuqishëm. Tregoni gatishmëri për dialog dhe zgjidhje paqësore. Dëgjoni këshillat e miqve për veprimet që duhet ndërmarrë në kuadër të dialogut.

4. Mos përmendni luftë e konflikte. Luftën e kemi paguar shtrenjtë, por e kemi fituar me ndihmën e miqve. Rreziku është të humbim në paqe për shkak të humbjes së mbështetjes nga miqtë tanë.

Lajme të ngjashme