Kastrati i PDK-së i drejtohet Konjufcës me “vëlla”, kryeparlamentarit nuk i pëlqen shprehja - NACIONALE

Kastrati i PDK-së i drejtohet Konjufcës me “vëlla”, kryeparlamentarit nuk i pëlqen shprehja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nuk i ka pëlqyer epiteti që sot i ka dhënë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati.

Ky i fundit, gjatë debatit të sotëm parlamentar, i është drejtuar të parit të Kuvendit me shprehjen “I nderuar vëlla, Glauk”, me të nisur fjalimin para të pranishmëve në seancë.

Kjo shprehje nuk i ka pëlqyer kryekuvendarit, i cili ka reaguar në mënyrë të menjëhershme.

“Kryetar i Parlamentit jam”, ka qenë reagimi

Shprehja “vëlla” është futur në diskurs pasi kryeministri Albin Kurti, kishte thënë se kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharajn, duke kërkuar përmbushjen e kërkesave të grevistëve i kishte thënë “me ndihmo si vëlla”.

Lajme të ngjashme