Karabinierët italianë edhe sot me stërvitje në Urën e Ibrit - NACIONALE

Karabinierët italianë edhe sot me stërvitje në Urën e Ibrit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Karabinierët italianë edhe sot kanë bërë stërvitje në urën e Ibrit.

Kështu raportojnë mediat lokale nga kjo pjesë e Kosovës.

Ndërkohë, ushtarët e KFOR-it janë parë edhe të shtunën në pjesën e Urës së Ibrit.

KFOR ka njoftuar se të shtunën shtimi i trupave ishte pjesë e një trajnimi.

“KFOR-i gjithashtu mban një prani fikse në urën kryesore mbi lumin Ibër/Ibër, në Mitrovicë dhe vazhdon të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth. KFOR-i po monitoron situatën e sigurisë në veri të Kosovës dhe mbetet vigjilent. Është e vendosur të marrë të gjitha masat e nevojshme për të vazhduar përmbushjen e mandatit të saj të OKB-së dhe për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi të mëtejshëm përkatës”, thuhet në përgjigjen e tyre.

“Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ripohon përkushtimin e tij të palëkundur për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, nën mandatin e tij të OKB-së”.

“KFOR-i vepron si reaguesi i tretë i sigurisë dhe vazhdon të koordinohet ngushtë me të gjithë homologët e tij, duke përfshirë Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), respektivisht si reagues i parë dhe i dytë i sigurisë”.

Kujtojmë se shtimi i aktiviteteve të KFOR-it në Urën e Ibrit, vjen pas përgatitjeve të Qeverisë së Kosoëvs për hapjen e kësaj ure.

Lajme të ngjashme