'Kapërcimi i madh' i VV-së: Rrnoftë Kosova, s'bën ta përmendim Bashkimin Kombëtar, Neni 1.3 - NACIONALE

'Kapërcimi i madh' i VV-së: Rrnoftë Kosova, s'bën ta përmendim Bashkimin Kombëtar, Neni 1.3

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë tashmë kapërcimin e madh, duke mos u marrë fort me idenë e Bashkimit Kombëtar. Por, kjo u ilustrua veçanërisht ditën e djeshme pas ngritjes së tensioneve me Serbinë. “Rrnoftë Republika e Kosovës,” – thanë. Por, kush tha i pari dhe pse kjo ka rëndësi?

Ishte Hajrulla Çeku që në orën 2 të pasditës, pas ngritjes së tensioneve për shkak të retorikës së papranueshme të Listës Serbe ai që e botoi një postim në Twitter.

“Rrnoftë Republika e Kosovës!” - shkroi z. Çeku, që përveç ministër i Kulturës është zgjedhur së fundi edhe udhëheqës i sekretariatit për Marrëdhënie të Jashtme në Vetëvendosje.

Çeku u kritikua gjatë për këto komente të bëra.

Në anën tjetër, postimit të tij i bëri jehonë edhe ministrja Artane Rizvanolli që shkroi thjesht dhe vetëm “Rrnoftë” në profilin e saj.

Ndërkohë, një deputet i VV-së me emrin Artan Abrashi bëri po ashtu jehonë me disa deklarata të tij dhënë në një emision televizive.

“Përmendet, por jo publikisht. Arsyeja përse jo publikisht? Për shkak të pozicionit në të cilin jemi. Dikush që është anëtar i VV-së dhe i përbrendësuar brenda konceptit tonë s’i vjen marre ta flasë atë që mendon dhe beson e në të ardhmen edhe mund të angazhohet. Por tash rrjedha e shumë ngjarjeve dhe proceseve, e kanë pru Vetëvendosjen në pozicion udhëheqës, na ka bind se nëse fillojmë të flasim për këto tema, mund ta dëmtojmë Kosovën. Mund ta dëmtojmë Kosovën me të vërtetë.” – tha z. Abrashi.

Por, cili është pozicioni i fundit që mori Albin Kurti sa i përket kësaj çështjeje?

I pyetur së fundi për Bashkim Kombëtar, Kurti ishte përgjigjur se nuk e lejonte Kushtetuta.

“Aktualisht nuk kemi të drejtë t’i bashkëngjitemi dikujt sepse Kushtetuta sipas Ahtisaarit e ka bërë këtë kundërthënie, sepse pika 1.1 thotë se Kosova është vend i pavarur ndërsa pika 1.3 nuk e lejon atë t’i bashkëngjitet një vendi tjetër.” - tha ai.

Për këtë kapërcim, kjo parti politike është kritikuar shumë gjatë kohëve të fundit.

Lajme të ngjashme