Kaos në mbledhjen e Bordit të RTK-së, “kapen” mes vete anëtarët e bordit - NACIONALE

Kaos në mbledhjen e Bordit të RTK-së, “kapen” mes vete anëtarët e bordit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Bordi i RTK-së është mbledhur sot për t’i hapur zarfet me emrat e kandidatëve për Drejtor Gjeneral. Siç mëson Nacionale anëtarët e Bordit janë “kapur” mes vete. Kryetari i Bordit që ka dhënë dorëheqje por që sipas ligjit duhet të qëndroj në këtë pozitë edhe për një kohë, është përplasur me zëvendësënkryetaren Albulena Mehmeti. Nacionale mëson se Boletini është shprehur se s’ka çka kërkon aty, ndëkohë që Bytyçi ia ka kthyer se s’është asistente e tij.

Anëtarja Fatime Lumi është shprehur se nuk do të qëndroj në këtë mbledhje pa u sqaruar se kush do ta udhëheqë mbledhjen.

Ndryshe, Gazeta Nacionale ka mësuar se emrat që ia kanë mësyrë pozitës së Drejtorit të Përgjithshem të RTK-së. Këta emra janë Nexhmedin Spahiu, Lorik Arifaj dhe Naser Thaçi.

Lajme të ngjashme