Kandiq i gëzohet rezolutës për Srebrenicën: Kemi një shansë për kujtesë të përbashkët
Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, ka komentuar votimin e Rezolutës së Kombëve të Bashkuara, e cila e njohu 11 korrikun si datën e gjenocidit në Srebrenicë të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Ajo ka komentuar miratimin e kësaj resolute.
Në komentin e saj në “X”, Kandiq vlerësoi se tash ekziston një shans për kujtesë të përbashkët.
“Rezoluta u miratua. Pa fjalime dhe mesazhe të forta, të nevojshme si ajri - që pa festuar të dënuarit për krime lufte dhe pa harruar viktimat e tjera, ne kemi një të ardhme dhe një shans për një kujtesë të përbashkët. Pa të, nuk ka paqe as për të vdekurit” – ka shkruar ajo.
Rezolucija je usvojena. Bez snažnih govora i poruka, potrebnih kao vazduh - da bez slavljenja osuđenih za ratne zločine i bez zaborava drugih žrtava imamo budućnost i šansu za zajedničko sećanje. Bez toga ni za mrtve nema mira.
— Natasa Kandic (@natasakandic) May 23, 2024