Kandidatja për deputete e PDK-së: Mbështetja për PDK-në dhe Bedri Hamzën është shpresë për Kosovën - NACIONALE

Kandidatja për deputete e PDK-së: Mbështetja për PDK-në dhe Bedri Hamzën është shpresë për Kosovën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidatja për deputete e PDK-së, Aurora Berisha, ka marrë pjesë në tubimin e kësaj partie në Han të Elezit.

Ajo ka bërë me dije se edhe në këtë takim është parë mobilizim qytetar për të mbështetur vizion e PDK-së dhe Bedri Hamzën për kryeministër.

Në profilin e saj në “Facebook”, Berisha ka shkruar se mbështetja për PDK-në është shpresë për Kosovën.

“Energji, optimizëm dhe shpresë u pa edhe sonte në Han të Elezit. Bashkë me kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sonte u pritem jashtëzakonisht ngrohtë nga qytetarët e kësaj komune. Kjo mbështetje është shpresë për Kosovën. Qytetarët e Kosovës kanë vendosur që më 9 shkurt ta përkrahin vizionin e PDK-së”, ka shkruar Berisha.

Lajme të ngjashme