Kandidatja për asistente në Fakultetin e Mjekësisë paralajmëron padi ndaj Profesorit Burim Neziri - NACIONALE

Kandidatja për asistente në Fakultetin e Mjekësisë paralajmëron padi ndaj Profesorit Burim Neziri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Flaka Shoshi, e cila kishte aplikuar, që të angazhohej në Fakultetin e Mjekësisë si assistente në lëndën e Fiziologjisë Patologjike, ka thënë se do ta padisë profesorin Burim Neziri, i cili sipas saj, e “privoi”, nga vlerësimi i drejt, duke zgjedhur një kandidat të tijin të preferuar.

Madje Shoshi pretendon se Profesori Neziri ia ka thënë se nuk pyet as për statut e rregullore.

“Edhe kësaj rradhe kryetari i komisionit Prof. Burim Neziri nuk paska pyetur as për Rregullore e as për Statutin e UP-së, pikërisht siç më pati thënë verbalisht “ unë jam mësu me këto inspektoriate, dhe as nuk pyes për statut e as për rregullore se e kam metodën time të vlerësimit. Gjithkush ka studentë të preferuar, edhe unë e kam pas dikënd e jo ty.”

Katedra e Fiziologjisë Patologjike paska vazhduar me përzgjedhje preferenciale, e unë do t’a vazhdoj luftën time përmes rrugëve ligjore. Ndoshta ky është çmimi që duhet të paguaj sepse unë nuk kam pranuar të shkoj dhe të flas me shefin e katedrës për të marrë pozitën, ashtu siç më pati kërkuar Prof. Burim Neziri vitin e kaluar, citoj : “shumë ke gabu, pse ske ardh me fol me mu, plot vijnë”.- ka shkruar ndër të tjera Shoshi.

E plotë:

Komisioni recenzues për lëndën Fiziologji Patologjike në Fakultetin e Mjekësisë edhe njëherë nuk më paska dhënë recenzion pozitiv duke mos më rekomanduar për pozitën Asistent në Lëndën e Fiziologjisë Patologjike, bile më paskan ranguar si të 6-tën, në mënyrë që pas katapultimit të 2 kandidatëve në 2 katedra tjera, të ju dalin matematikat dhe kandidati i ranguar në pozitën 5 të mbetet përsëri asistent e unë të mbetem jashtë.

Sipas recenzioneve pozitive dhe llogaritjeve që kanë bërë pasi të lirohet pozita 3, asistentë do të jenë përsëri kandidatët që në dosjet e tyre kanë përfshirë mirënjohjet e Shkollës Fillore, e të cilët qe 5 vite nuk kanë arritur të pranohen në asnjë program të doktorratës!

Shpresoj shumë që Senati i Universitetit të Prishtinës do t’i ketë parasysh këto shkelje flagrante, me anë të të cilave jam lënë jashtë procesit mësimor unë Dr. Flaka Shoshi, doktorrante në Semmelëeis University i ranguar në top 200 Universitetet në botë sipas The Times Higher Education, si dhe doktorrante në Programin e dytë të Doktorratës në Universitetin e Prishtinës e që këto përbëjnë vetëm pak nga arritjet e mia.

Nuk më çudit, e pritshme e sjellje e përsëritur për të 4-tën herë nga ky komision.

Padrejtësitë ndaj meje nga Fakulteti i Mjekësisë dhe kjo katedër kanë filluar qysh në vitin 2019 kur unë nuk jam zgjedhur Bashkëpunëtore e Jashtme (Asistente e angazhuar) me pretekstin që nuk kam marrë pjesë në intervistën që e paskan organizuar, intervistë kjo fiktive që është dëshmuar nga vendimet e Inspektoratit të Punës e për të cilën kam ngritur Kallëzim Penal.

Edhe kësaj rradhe kryetari i komisionit Prof. Burim Neziri nuk paska pyetur as për Rregullore e as për Statutin e UP-së, pikërisht siç më pati thënë verbalisht “ unë jam mësu me këto inspektoriate, dhe as nuk pyes për statut e as për rregullore se e kam metodën time të vlerësimit. Gjithkush ka studentë të preferuar, edhe unë e kam pas dikënd e jo ty.”

Katedra e Fiziologjisë Patologjike paska vazhduar me përzgjedhje preferenciale, e unë do t’a vazhdoj luftën time përmes rrugëve ligjore. Ndoshta ky është çmimi që duhet të paguaj sepse unë nuk kam pranuar të shkoj dhe të flas me shefin e katedrës për të marrë pozitën, ashtu siç më pati kërkuar Prof. Burim Neziri vitin e kaluar, citoj : “shumë ke gabu, pse ske ardh me fol me mu, plot vijnë”.

Këto janë vetëm disa nga shumë shkeljet që ka bërë Prof. Burim Neziri nën ombrellën e Fakultetit të Mjekësisë, përfshirë këtu edhe mashtrimet dhe mosdeklarimin e orëve për disa nga asistentët e tij, në mënyrë që ata të përfitojnë subvencione nga Ministria e Shëndetësisë për financim të Shkollimit Specialistik, çështje për të cilën kam ngritur poashtu Kallëzim Penal.

Ky është një dëshprim i madh për mua dhe fatkeqësisht si unë ka shumë të tjerë, të cilët gjithë jetën e kanë sakrifikuar në mënyrë që t’i kontribuojnë Kosovës. E vetmja rrugë si deri më tani, është ajo e drejtësisë. Rrugën për të sjellur të drejtën time në vend do t’a vazhdoj me avokatin Eris Hana dhe Hana & Associates dhe do të ndjekim të gjitha procedurat ligjore që na takojnë për të marrë drejtësinë e merituar!

Lajme të ngjashme