Kandidati i PDK-së për kryetar të Malishevës: Qeveria do t`i kthehet qytetarëve dhe rinisë
Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Malishevës, Gëzim Krasniqi, është zotuar para të rinjve të kësaj komune për një qeverisje të re dhe në shërbim të qytetarëve.
Në një takim me rininë e Malishevës, ai ka prezantuar ofertën e tij për këtë shtresë të shoqërisë.
Krasniqi ka dhënë disa premtime konkrete për rininë.
“Unë sonte mujë me ju dhënë një zotim, që komuna nën udhëheqjen time do ta krijojë një këshill rinor, cili ka me u marrë me krejt probleme e rinisë, me organizimet e kulturës, të sportit dhe më të gjitha ato që rinisë i duhen sot”, ka thënë ai, duke premtimin kthimin e qeverisjes te qytetarët.
“Qeveria do t`i kthehet qytetarëve dhe rinisë”, është shprehur.