Kamberi: Në Serbi po rikthehet delikti verbal - NACIONALE

Kamberi: Në Serbi po rikthehet delikti verbal

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se në Serbi po rikthehet në skenë “delikti verbal”.

Kamberi përmes një shkrimi në Facebook, duke përmendur dënimet, sulmet, kërcënimet ndaj kujtdo që është kundër pushtetit, ka thënë se po rikthehet deliktet verbale që kanë ekzistuar vetëm në regjimet totalitare.

Të akuzuarit, me mijëra shqiptarë, zakonisht dënoheshin me dënime të drakonike, me arsyen e “ruajtjes së stabilitetit dhe fuqisë së regjimit”.” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i plotë:

Rikthimi i deliktit verbal

Në Serbi, në praktikën e punës së policisë dhe gjyqsorit, gradualisht po kthehet në skenë “delikti verbal”.

Dënohen apo kërcënohen të dënohen të gjitjë ata që për çështjet e caktuara politike kanë qëndrim apo deklarim të kundërt nga narrativa zyrtare. Kërcënimet po bëhen histerike ndaj atyre që flasin për Kosovën shtet apo krimet e kryera në Kosovë.

Rrahja e politikanit opozitar, N. Sandulloviq, kërcënimet e drejtorit të shkarkuar të BIA-s, A. Vullin, se “ka lënë në proces shumë akuza ndaj individëve” vetëm dëshmojnë kahjen e ecjes ky Serbisë.

Është e tmerfshme që, drejtori i inteligjencës, i shkarkur për shkak të sanksioneve të Thesarit amerikan dhe akuzave për “bashkëpunim me krimin e organizuar”, të ketë akoma fuqi për të kërcënuar kundërshtarët politik.

Deliktet verbale zakonisht ekzistojnë në regjimet totalitare që nuk lejojnë fjalën e lirë dhe angazhohen për të shtypur formimin e opinionit publik që kundërshton politikën zyrtare.

Delikti verbal, i njohur edhe si vepër penale kundër shtetit ose popullit, ishte një term joformal për veprën penale të specifikuar në nenin 133. të Kodit Penal të RSFJ-së.

Në bazë të këtij neni të Kodit Penal janë zhvilluar procese politike ndaj personave që kanë shprehur publikisht mospajtim me veprimet e autoriteteve.

Të akuzuarit, me mijëra shqiptarë, zakonisht dënoheshin me dënime të drakonike, me arsyen e “ruajtjes së stabilitetit dhe fuqisë së regjimit”.

Lajme të ngjashme