Hoti kritikon Kurtin: Ndryshe i ka fjalët, ndryshe veprat
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i ka thënë Kryeministrit Kurti, se ndryshe i ka fjalët e ndryshe veprimet.
Hoti, i ka përmendur Kurtit kur e gjuante me sprej e me gaz lotsjellës.
“A e din ku e kam problemin unë, ligjërimin e Kryeministrit po e marrim si parimor, po ky ndryshe i ka fjalët e ndryshe veprimet. Unë kam qenë saktë aty ku është Ministri i Financave, kur Kryeministri me sprej mu ka drejtu dhe mu më është dashtë me këto fletore me u mbrojt nga sprej. Jo gaz, sprej.
Tutje Hoti e ka ftuar Kurtin, që ta sjellë në Kuvend marrëveshjen për Asociacionin, si formë e vetme për ta anuluar ligjërisht, duke i premtuar se do të votojë “për”.
Në rregull ka qenë qëndrim politik. Këtu ku jam ulur është e dëmtuar karrigja , me gaz lotësjellës, ka qenë qendrim politik.
Pse nuk po i merr vendimet tash. I ke mekanizmat, je kundër një marrëveshje, ligji për marrëveshje ndërkombëtare ta mundëson, procedurat qysh dorëhiqesh. Sille në Kuvend, dhe unë kam me votu për.
S’mundemi ndryshe me i pasë veprimet ndryshe fjalët.” Ka thënë Hoti.