Kallëzimi penal për deklarim të rremë të pasurisë: Çfarë pasurie deklaroi ambasadori Berishaj? - NACIONALE

Kallëzimi penal për deklarim të rremë të pasurisë: Çfarë pasurie deklaroi ambasadori Berishaj?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) tashmë ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ambasadorit Martin Berishaj për deklarim të rrejshëm të pasurisë. Por, cila është pasuria e deklaruar prej tij?

Përkundër që nuk ka deklaruar kompaninë prej të cilës paguhej me shuma të majme, Berishaj megjithatë ka deklaruar edhe një pjesë të pasurisë së tij – megjithëse nuk dihet nëse është e rreme apo e vërtetë.

Në kuadër të pasurisë së paluajtshme, Berishaj ka deklaruar dy banesa, një shtëpi dhe një tokë. Vlera e përgjithshme e tyre është 382 mijë euro.

Ndërkohë, në kuadër të pasurisë së luajtshme, ai ka deklaruar vetëm dy vetura. Njëra në vlerë të 42 mijë eurove dhe tjetra në vlerë të 15 mijë eurove.

Kujtojmë se Martin Berishaj nuk e kishte deklaruar fare kompaninë M&B Consulting as në vitin 2021.

Mediat sllovene në muajin prill i kishin zbuluar një skandal të madh financiar atij në lidhje me shpëlarje të parave.

Berisha ishte dyshuar se kishte bartur para kesh në vlerë prej 600 mijë eurove nga kompania e tij – e padeklaruar – në Mal të Zi.

Lajme të ngjashme