Kajtazi thotë se 'Slobodna Bosna’ ka qenë organizatë, anëtar i së cilës ishte famkeqi Vasa Çubrilloviq
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi ka thënë se “Slobodna Bosna” ka qenë organizatë e formuar dhe e mbështetur nga shefi i shërbimit intelegjent të ushtrisë serbe, Dragurin Apisi.
Ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se pjesëtarët e kësaj organizate ishin realizues të Atentatit të Sarajevës.
“Anëtar i kesaj organizate ka qenë edhe antishqiptari i perbetuar Vasa Çubrilloviq”.
Postimi i plotë:
Sa për dijeni të RTK-së, AKI-së dhe Mefit, “Slobodna Bosna” ka qenë organizatë e formuar dhe mbështetur nga shefi i shërbimit inteligjent të ushtrisë serbe kolonelit Dragurin Apisi. Pjestarët e kësaj organizate ishin realizatoret e Atentatit të Sarajevës se vitit 1914.
Anëtar i kesaj organizate ka qenë edhe antishqiptari i perbetuar Vasa Çubrilloviq.
Lexone ndonë libër nga biblioteka e kryeministrit