Kajtazi: Duhet të pozicionohemi si popull – a e duam Amerikën apo frikësohemi se mos na braktis?
Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë në “Rubikon” se është e nevojshme që shoqëria kosovare të përcaktojë nëse mbështet Amerikën nga bindja apo nga frika se mund të mbetet pa përkrahjen e saj.
Sipas tij, shumica e shqiptarëve të Kosovës kanë një qëndrim pro-amerikan, me përjashtim të kryeministrit Albin Kurti dhe mbështetësve të tij.
Duke iu referuar deklaratës së Richard Grenell, Kajtazi theksoi se ekziston një rrezik real që SHBA-të të largohen nga mbështetja për Kosovën.
“Sot ne duhet të pozicionohemi si popull a e dojmë Amerikën apo kemi frikë që na braktisë Amerika. Unë jam i bindur që shqiptarët e Kosovës, përveç Albin Kurtit dhe shpurris së tij e dojnë Amerikën”, tha Kajtazi.
“Me deklaratën e Grenell duhet me u frikësu mos po na braktisë Amerika, ai tha ju mund ta votoni Albin Kurtin, por s’jemi me juve”, vijoi tutje ai.