Kaja Kallas nis sot punën si kryediplomate e BE-së: Çka kishte thënë për dialogun Kosovë-Serbi dhe çka pret Kosova? - NACIONALE

Kaja Kallas nis sot punën si kryediplomate e BE-së: Çka kishte thënë për dialogun Kosovë-Serbi dhe çka pret Kosova?

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas, nga sot do ta merr detyrën e re. Kallas do të jetë shefe e diplomacisë së Bashkimit Evropian. Ajo kishte folur për dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa në Kosovës emërimi i saj pritet që të sjellë ndryshime dhe të përmirësojë “dështimet” që i ka bërë deri të tani Josep Borell si kryediplomat.

Kaja Kallas do ta pasojë Josep Borrellin, në pozitën e shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian.

Kallas me këtë rast tha se është nder që do t’i ndjek hapat e politikanit të njohur spanjoll, teksa përmes një njoftimi e falënderoi Borellin

“I dashur Josep Borrell , është një nder i jashtëzakonshëm të ndjek hapat e tu pas 5 viteve të vështira @eu_eeas në formësimin e jashtëm dhe të sigurisë së BE-së”, ka shkruar Kallas.

Ndërkohë, ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka kritikuar shefin e deri tanishëm të BE-së, Josep Borell.

Tahiri ka thënë se Borell po e përfundon mandatin si ndërmjetësuse i BE-së i cili rriti tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe nuk ndëshkoi Serbinë për Banjskën.

Ajo beson se sulmi në kanalin e Ibër Lepencit erdhi për shkak të mosndëshkueshmërisë së Serbisë nga Bashkimi Evropian.

Tahiri shpreson që Kallas do t’i përmirësojë këto dështime të BE-së.

“Sot Borrell perfundoi mandatin si ndermjetesues i BE-se ne vend te normalizimit te marredhenieve mes Kosoves dhe Serbise ne dialog arriti tensione , nuk e ndeshkoi Serbine por Kosoven, madje Serbia e pandeshkuar per sulmin hegjemon ne Banjske vijoi me sulmin ndaj Kosoves sic ishte sulmi ne kanalin e ujit te Iber Lepencit - te shpresojme se pasardhesja e tij Kaja Kallas do te kete parasysh keto deshtime te BE-se” – ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ndërkohë, Kallas gjatë seancës dëgjimore në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, para dy jave, ku duhet të konfirmohet për pozitën e nominuar, është pyetur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Fillimisht, sipas “REL”, ajo ka thënë:

“Ballkani Perëndimor është rajon shumë i rëndësishëm dhe shumë afër kufijve tanë. Kemi dy shtigje që punojmë atje, i pari është zgjerimi ku duhet të punojmë me Komisionaren për Zgjerim. Siç thashë më herët, ne me të vërtetë duhet të kemi një tregim suksesi në pesë vitet e ardhshme, sepse kjo nuk është vetëm për prosperitetin e rajonit, por edhe për t’i dhënë shpresë rajonit. Unë gjithmonë përmendi si shembull se zgjerimi është një makinë e konvergjencës. Vendi im kishte bruto-prodhim vendor, 35 për qind të mesatares së BE-së, ndërsa tash është mbi 90 për qind. Pra, jep rezultat si një makinë e konvergjencës”.

Tutje, kur ka folur për dialogun, ajo ka thënë se pasaardhësit e saj kanë investuar shumë kohë për të sjellur stabilitet në rajon.

“Shtegu i dytë është dialogu Beograd-Prishtinë, ku të gjithë paraardhësit e mi kanë investuar shumë kohë për të sjellë stabilitet në rajon.” – u shpreh ajo.

Mbetet të shihet se cila do të jetë qasaj e saj ndaj dialogu Kosovë- Serbi, pas sulmit të fundit në kanalin e Ibër-Lepencit.

Lajme të ngjashme