Kadyrov: Një ditë planifikoj ta kem grupin tim mercenar si Wagneri
Ramzan Kadyrov, aleati i presidentit Vladimir Putin që e udhëheq Çeçeninë, ka thënë gjatë ditës së sotme se një ditë planifikon ta themelojë grupin e tij ushtarak privat në stilin e mercenarëve të Grupit Wagner.
Rritja e Wagnerit dhe forcave tjera mercenare jashtë komandës tradicionale ushtarake ruse ka rritur shqetësimet mes diplomatëve perëndimorë që grupe të tilla mund të përbëjnë kërcënim për stabilitetin në Rusi.
Në një postim në Telegram, Kadyrovi tha që Wagneri, që kishte luftuar me trupat ruse në Ukrainë, kishte arritur “rezultate të mahnitshme” dhe që kompanitë private ushtarake ishin të domosdoshme, raporton Reuters.
“Ne mund ta themi me besim që Wagneri ka treguar guximin e saj në çështje ushtarake dhe se i kishte dhënë fund diskutimeve nëse kësi grupesh të tilla private ushtarake ishin të nevojshme,” – u shpreh Kadyrovi që e kishte udhëhequr Republikën e Çeçenisë prej vitit 2007.
“Kur të kryhet shërbimi im për shtetin, seriozisht planifikoj që të garoj me vëllain tonë të dashur Yevgeny Prigozhin dhe të krijoj një kompani private ushtarake,” – u shpreh Kadyrovi.
Kadyrovi dhe Prigozhini kishin udhëhequr forcat e tyre në Ukrainë në mënyrë kryesisht autonome nga komanda ushtarake ruse.