Kadrijaj nuk pret ndonjë rezultat nga seanca e sotme: Do të përsëritet skenari i njëjtë
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, nuk pret se do të ketë ndonjë ndryshim as në seancën e sotme të Kuvendit.
Ajo ka bërë me dije se edhe kjo përpjekje do të ketë rezultat të njëjtë.
Në një prononcim për “Front Online”, ajo ka fajësuar VV-në për moskonstituimin e Kuvendit.
“Do të jetë rutina e njëjtë, angazhimi i njëjtë”, është shprehur ajo.
Ajo është shprehur e bindur që edhe sot VV-ja do të ndjek skenarin e njëjtë.
“Kështu që do të shkojmë dhe do të përsëritet skenari i njëjtë”, ka thënë Kadrijaj.