Kadrijaj: Miratimi i Projektligjit për rregullimin e çmimit të ilaçeve, tepër i nevojshëm - NACIONALE

Kadrijaj: Miratimi i Projektligjit për rregullimin e çmimit të ilaçeve, tepër i nevojshëm

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, i ka dhënë mbështetje Projektligjit për rregullimin e çmimit të produkteve medicinale, i cili sot është prezantuar në Kuvend nga PDK-ja.

Kadrijaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës që po e kundërshton miratimin e këtij ligji.

E paskeni në agjendë legjislative, por pse nuk e keni sillni, silleni dhe të trajtohet qysh duhet. Sepse të gjithë pajtohemi, edhe ju pajtoheni, se sot është tepër e nevojshme me ndodh harmonizimi i listës se çmimeve të barnave. Sepse si qytetar kur kemi shku në dy barnatore afër njëra-tjetrës e shihni se i njëjti produkt nuk e ka çmimin e njëjtë”, ka thënë Kadrijaj.

Mbështetje këtij projektligji i ka dhënë edhe LDK-ja, por po kundërshtohet nga LV-ja.

Lajme të ngjashme