Kadrijaj: Do të iniciojmë ftesë ndaj krerëve të AKI-së për t'i pyetur se çfarë thonë për Martin Berishajn?
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka kërkuar sqarime edhe nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) për skandalin e ambasadorit, Martin Berishaj.
Ajo ka thënë se është e shqetësuar për mënyrën se si krerët e shtetit e shtetit, Kurti e Osmani, kanë emëruar ambasadorë pa u intervistuar nga AKI-ja.
“Nga java që vjen do të iniciojmë ftesën për krerët e AKI-së ku do të kërkojmë të dhëna të sakta nëse Ambasadori Berishaj (por edhe kolegët e tij) kanë kaluar nëpër filtrat e sigurisë për postet që mbajnë!” - ka paralajmëruar ajo në Facebook.
Shkrimi i saj:
Çfarë thotë AKI për Ambasadorin Martin Berishaj?
Arsyet pse Kryeministri Kurti dhe Presidentje Osmani nuk po e shkarkojnë Ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn i dijnë vetëm ata.
Faktet që Ambasadori Berishaj ka financuar Fushatën e VV! do të dalin në dritë së shpejti dhe këtë e dijnë edhe Kurti e Osmani por edhe Berishaj e Gërvalla.
Por ajo që më së shumti shqetëson tek Kryeministri dhe Presidentja e Kosovës është që ata kanë emëruar Ambasadorë pa kaluar nëpër filtrat e Sigurisë dhe para së gjithash pa u intervistuar nga AKI.
Nga java që vjen do të iniciojmë ftesën për krerët e AKI-së ku do të kërkojmë të dhëna të sakta nëse Ambasadori Berishaj (por edhe kolegët e tij) kanë kaluar nëpër filtrat e sigurisë për postet që mbajnë!
