Kadriu shpesh pishman: Kryetari i Kamenicës del joserioz, anuloi shumë vendime që i mori vetë (Dokumente)
Kamenica bëri bujë muajve të kaluar kur vendosi “t’i pezullonte të gjitha shërbimet komunale”. Por, për fat të mirë ky ishte thjesht një gabim i administratës së Kadri Rahimajt nga VV. Ai si duket ka një prirje të çuditshme që t’i bie pishman për vendimet që i merr. Këtu i keni disa prej rasteve të pishmanllëkut në Kamenicë.
Gjatë katër viteve të kaluara, Kamenica bëhej shpesh temë e lajmeve nacionale për shkak të reformës në arsim që po provonte ta zbatonte Qëndron Kastrati, kryetari i mëparshëm. Por, ky i fundit u rrëzua nga një djalë i ri me emrin Kadri e mbiemrin Rrahimaj, i cili do të kishte mbështetjen e kryeministrit Albin Kurti.
Prej atëherë, Kamenica ka qëndruar e heshtur në skutën lindore të Kosovës. Por, kjo heshtje duket të jetë rrjedhojë edhe e pavendosmërisë së kryetarit të saj të ri dhe administratës që drejton.
Shumë vendime të marra nga Kadri Rahimaj me vartësit e tij duket se janë shfuqizuar pasi kanë hyrë në fuqi. Nacionale ka parë disa prej këtyre vendimeve, e të cilat i keni të bashkëngjitura edhe në këtë artikull.
Më 15 prill të këtij viti, në mënyrë krejtësisht të pakuptueshme, Kamenica vendosi që t’i pezullonte të gjitha shërbimet komunale. Pra, s’do të kishte kurrfarë shërbimi për qytetarët e Kamenicës. E pse ekzistonte atëherë komuna, nëse jo për t’ju ofruar shërbime qytetarëve?
Ndoshta kur u kujtuan që komuna s’kishte kuptim pa shërbimet që iu ofroheshin qytetarëve - më 4 maj ose gati tri javë pas atij vendimi – vendimi fatmirësisht do të shfuqizohej.

Por, edhe të tjera herë Kadri Rahimaj me vartësit e tij do t’i binin pishman për vendimet që do t’i merrte.
Në një propozim-vendim të nënshkruar nga vetë kryetari Rrahimaj, do të merrej vendimi për lirim nga pagesa për qëndrim tërëditor në çerdhe për fëmijët me nevoja të veçante dhe fëmijët të cilët e kanë njërin prind me nevoja të veçanta. Por, ky vendim i datës 12 maj, doli të ishte i paligjshëm dhe u shfuqizua më 7 qershor.

Kryetari Rahimaj do të nënshkruante edhe vendimin për largimin e aplikantit Qëndrim Hashani nga një konkurs, por më pas do t’i binte pishman duke e shfuqizuar vendimin për ta përfshirë të njëjtin sepse “i plotësonte kriteret”.
Pra, një herë s’i plotësonte e më pas i plotësonte.

Kadri Rahimaj do të nënshkruante edhe një vendim më 27 prill për të cilin do t’i binte pishman më 13 qershor, ose një muaj e gjysmë më vonë. Ai kishte marrë fillimisht vendimin për Procedurat e Rekrutimit për pozitën e punëtorit në Lavandari. Më pas, i kishte anuluar procedurat me arsyen se “disa prej kandidatëve janë ndihmuar gjatë mbajtjes së testimit me shkrim.”
Procedurat kishin qenë publike prej 27 prillit e deri më 13 qershor: çka kishte të bënin procedurat me ndihmën gjatë mbajtjes së testimit?

Më 16 qershor në Kamenicë do të ndryshohej edhe vendimi i një dite më parë, 15 qershorit, për Këshilla Juridike. Nuk dihet nëse ky vendim është ndryshuar përsëri.

Po më 16 qershor, edhe një pishman do të ndodhte. Pasi ishte shpallur konkursi për Drejtorë në Shkollat Fillore të Mesme të Ulëta më 29 mars, ai do të rishpallej sërish më 16 qershor, ose dy muaj e gjysmë më pas.

Sipas fjalorit të gjuhës shqipe, ky është kuptimi i fjalës “pishman”.
PISHMAN ndajf. bised.
