Kabashi kritikon Kurtin: Në protestat e tij janë vra njerëz - NACIONALE

Kabashi kritikon Kurtin: Në protestat e tij janë vra njerëz

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Bekim Kabashi, ka komentuar çështjen e statusit të shtetit të Kosovës, duke thënë se avancimin është duke e penguar arritja e një marrëveshjeje me Serbinë.

Duke folur në ATV, Kabashi ka thënë se Kurti është ai që i ka mashtruar qytetarët e vendit, pasi vazhdon të ndryshojë qëndrimin e tij në lidhje me statusin e Kosovës.

“Nëse qëndrimi i kryeministrit të Kosovës ka ndryshu në çdo 3-4 vite sa i përket statusit të Kosovës, atëherë i bjen që ka bo politikë ditore, pragmatizëm. I ka mashtru qytetarët e këtij vendi,”- është shprehur Kabashi.

Ai më tej ka thënë se në protestat që ka thirrur Kurti, kanë humbur jetën edhe shumë njerëz.

“Njerëzit kanë dalë e kanë ndjekë në protesta. Kurti i ka thirrë protesta kundër këtij shteti, qetij të 2008-ës edhe janë vra njerëz, edhe sot iu vendosen lule si heronj të këtij vendi. A është pak kundërthanëse kjo?”- ka thënë Kabashi.

Lajme të ngjashme