“Ka gatishmëri për të bërë zgjidhje”: A po e largon Qeveria masën e sigurisë për mallrat serbe? - NACIONALE

“Ka gatishmëri për të bërë zgjidhje”: A po e largon Qeveria masën e sigurisë për mallrat serbe?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pas presionit gjerman për të larguar masën e sigurisë për mallrat serbe, duket se ka filluar të reflektoi Qeveria e Kosovës. Dy javë para mbajtjes se mbledhjes se Procesit të Berlinit, zyrtarët qeveritë i kanë zbutur deklaratat rreth kësaj çështje.

Ata kanë bërë me dije se ka gatishmëri për një zgjidhje për këtë çështje.

Një gjë të tillë e ka thënë mbrëmë edhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Në emisionin “Debat Plus”, ai ka deklaruar se Kosova ka gatishmëri për një ujdi.

Pres që do të këtë përpjekje për me ba zgjidhje për me dal prej kësaj situate. Këtë ambient e kom ndje, se ka gatishmëri me këqyr me e zgjidh këtë problem në raport me ndërkombëtaret në këtë rast me Gjermaninë”, ka thënë Aliu.

Kur analisti Ylli e Hoxha e ka pyetur se edhe ai e paske vërejtur se ka ndryshim në këtë çështje, Aliu e ka pranuar se ka avancim.

Gatishmëria për më bo zgjidhje ekziston. Mos harro na kemi shku në negociata, në takim edhe me Vuçiqin. Pse shkojmë në ato takime? Ne kërkojmë që të zbatohet marrëveshja. A është qind për qind qysh donim ne, nuk është qind për qind. Por, a ka avancim? Po, ka”, është shprehur Aliu.

Edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dje e ka komentuar këtë çështje.

Ai ka thënë se vendimi i Kosovës për të ndaluar mallrat serbe nuk ishte një kudër CEFTA-s.

Nuk është bërë në asnjë mënyre që ta dëmtojë CEFTA-n. Nuk është bërë që në te jemi plan-prishës të këtyre nismave rajonale. Më shumë kemi pas asaj që ka ndodhur në Bansjkë”, ka thënë ai, duke treguar pse Kosova e vendosi këtë masë.

Shqetësimi kryesor ka qenë që nëse ka hyrje të pakontrolluar të mallrave serbe, kamionëve serbe kjo e vendos Kosovën në një pozitë shumë të vështirë, s’do ta kishim kontrollin sa i përket hyrjes së mallrave të dyshimta, shqetësime rreth hyrje se armatimit”, është shprehur Konjufca.

Ai ka vlerësuar se Kosova ka pritur që për këtë çështje do të ketë mirëkuptimin ndërkombëtar.

Sipas tij, Kosova nuk dëshiron të jetë pengë në këtë proces.

Ne edhe dëshirojmë që të mos jemi pengues të funksionimit të CEFTA-s, në të njëjtën kohë të mos jemi naiv sa që të na ndodhë me hy diçka në Kosovë për të cilën ne nuk kemi kontroll, pastaj na kthehet boomerang”, është shprehur Konjufca.

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, dje ka vlerësuar se ende n s’ka ende lajme të reja sa i përket pjesëmarrjes së Kosovës në Procesin e Berlinit.

Ende në rrugën e daljes apo paraqitjen e lajmeve të reja”, ka thënë diplomati gjerman, i cili ka qenë prezent në Forumin e dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar.

Në kuadër të këtij forumi, Sarrazini ka realizuar edhe një takim me zëvendëskryeministri e Kosovës, Besnik Bislimi.

Ky i fundit nuk ka treguar se për çka është diskutuar në takim.

Kur është pyetur se çka kanë bisedua, ai ka ironizuar duke thënë: “për futboll”.

Pas insistimit të gazetarëve, nëse ka pasur ndonjë rezultat, ai e ka thënë edhe një fjali.

Nuk kemi pasur këtu rezultate, kemi diskutuar”, ka thënë Sarrazini.

Gjermania ka qenë vendi me i zëshëm i BE-së që i ka kërkuar Kosovës ta largojë masën e sigurisë për mallrat serbe. Shteti gjerman ka vlerësuar se kjo masë është në kundërshtim me Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA).

Madje, emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka paralajmëruar se nëse nuk hiqet kjo masë, Kosova rrezikon të mos ftohet fare në samitin e Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet me 14 tetor.

Vendimin t’i ndaluar importet e mallrave nga Serbia Qeveria e Kosovës e kishte marrë në korrik të vitit 2023.

Një veprim i tillë kishte ardhur pasi Serbia kishte arrestuar tre policë të Kosovës në vijën kufitare.

Lajme të ngjashme