“Ka Asociacion”: Kurtit ia lëshojnë një incizim në Kuvend - NACIONALE

“Ka Asociacion”: Kurtit ia lëshojnë një incizim në Kuvend

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka lëshuar një audio-inicizim në Kuvendin e Kosovës, ku dëgjohet kryeministri Albin Kurti duke folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ajo, iu drejtua deputetit të VV-së, Enver Dugolli, duke i thënë se “ndoshta nuk e ka dëgjuar” deklaratën e shefit të tij.

“Z.Enver fole shumë për demokracinë, të sfidoj me na jep një definicion cka nenkupton me demokraci. …për ty e kam një lajm, ka mundësi që nuk e ke dëgju, nuk je informu e nuk e di.” – tha ajo fillimisht.

Më pas, u lëshua edhe inicizimi ku dëgjohet Kurti duke thënë:

“Ka Asociacion, neni 10, thotë që të dy palët e konfirmojnë obligimin e tyre për të zbatuar marrëveshjet e kaluara”.

Lajme të ngjashme