"Ju po na frikësoni": Seanca e vazhdimit të “kapjes” së institucioneve një ditë para (mos)zgjedhjes së presidentit
Kuvendi i Kosovës po zhvillon seancë jo për urgjencën e zgjedhjes së presidentit, por praktikisht drejt shkuarjes në zgedhje të jashtëzakonshme.
Afati kushtetues po sos, ndërsa shumica parlamentare sytë i kah kap “kapja” e intitucioneve të pavarura: si Agjencioni i Akredimit të Kosovës, Agjencioni i Privatizimit të Kosovës dhe vendosjen e një komisioni të ri për provim të jurisprudencës.
Debati dhe përplasjet nisën prej projektligjeve, emërimeve dhe mospajtimeve procedurale, që opozita i sheh veçse për përpjekje të “kapjes së institucioneve”.
Projektligji për Energjinë Elektrike u bë pika e parë e përplasjes, me opozitën që refuzoi shmangiet procedurale.
Partia Demokratike e Kosovës deklaroi se nuk i voton këto shmangie, duke theksuar se ligji, mes tjerash, “bien ndesh me direktivat e konventave të BE-së”.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Janina Ymeri tha se “LDK voton kundër shmangies… ligji ka përmbajtje që ndikojnë në sigurinë juridike dhe kombëtare, në lidhje me KOSTT-in.”
“Nuk jemi krejt Vukvendosje.”
Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e bëri të qartë se opozita tashmë ka kaluar në qëndrim të hapur politik.
“Ne si opozitë tash detyrohemi të kemi edhe qëndrim politik… nuk do të miratojmë asnjë shmangie të asnjë ligji sepse e dimë qëllimin,” tha ai.
Tahiri argumentoi se insistimi në shmangie është “humbje kohe”, në një moment kur vendi po shkon drejt një krize institucionale.
Hykmete Bajrami e LDK-së e kritikoi qeverinë për menaxhim të dobët të shumicës parlamentare.
“Ju i keni 66 vota. Sikur t’i bëni senet me kohë, i bëni krejt,” tha ajo.
Ajo gjithashtu i rikujtoi ministres Artane Rizvanolli që Vetëvendosje dikur kishte bojkotuar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.
“MSA-në VV nuk e ka votu. Ata e kanë lëshu sallën… e bëni këtë legjislaturë legjislaturë të shmangies,” deklaroi Bajrami.
Në planin financiar, opozita pranoi se mund të ketë humbje, por insistoi në problemet përmbajtësore.
“Ndoshta po humbin 9 milionë, por ka probleme serioze në përmbajtje,” tha Tahiri, derisa shtoi se opozita votoi marrëveshje ndërkombëtare ku Kosova përfiton “mbi 100 milionë euro.”
Ndërkohë, shumica parlamentare vazhdoi me propozime për emërime në institucione kyçe.
Në Këshillin Shtetëror të Cilësisë u propozuan Driton Vela, Florim Gallagapeni dhe Shkurtë Bajgora.
Arjeta Fejza e VV-së tha se “e përkrahim propozim vendimin e qeverisë.”
Por opozita reagoi ashpër ndaj kandidaturës së Velës, ish-kandidat i Vetëvendosjes për deputet.
Sala Jashari nga PDK pyeti se “si mundeni të sillni një emër të tillë?... Kjo është për turp.”
Jehona Lushaku e LDK-së paralajmëroi për pasoja serioze në sistemin arsimor.
“Po flasim për tentim kapje dhe politizimi… Agjencia e Akreditimit nuk është zyrë e pushtetit,” tha ajo.
Ajo përmendi edhe reagimin e 14 organizatave joqeveritare që kanë ngritur shqetësime për këtë proces.
Ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku, mbrojti propozimin duke u thirrur në ligj.
“Ligji është shumë i qartë… kandidati nuk ka mbajtë post politik tri vitet e fundit,” deklaroi ai.
Çeku shtoi se Vela ishte kandidat në vitin 2019 dhe “kaq këtu mbaron storja e tij”.
Vela u votua me 57 vota nga Vetëvendosje.
Një tjetër përplasje u nis për Komisionin e Provimit të Jurisprudencës.
Qeveria synon anulimin e komisionit aktual dhe krijimin e një të riu, një ditë para skadimit të afatit për zgjedhjen e presidentit.
Doarsa Kica-Xhelili paralajmëroi për pasoja në sistemin e drejtësisë.
“Këta njerëz do të vlerësojnë gjyqtarë e avokatë… ia bëni ju këtë mëkat këtij vendi?” tha ajo.
Armend Zemaj ngriti shqetësime për ndërhyrje politike.
“Ju po na frikësoni… me çfarë standardi publik jeni tu punu?” deklaroi ai.
Donika Gërvalla, nga ana tjetër, e quajti procesin nsinjal pozitiv.
“Sinjali që kemi përçuar me këtë komision është shumë sinjal pozitiv,” tha ajo.
Edhe kjo pikë u konsumua nga pushteti me shumicë të votave.
Në rend të ditës është edhe emërimi i drejtorëve në Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, po ashtu ku janë propozuar lojalistë partiakë të Vetëvendosjes.
Ndërkaq në ora 17:00 është thirrur seancë e jsahtëzakonshme "për të diskutuar" për presidentin.