“Ju jeni Qeveri milionerësh”, “Pse s’po i deklaron ti?”: Krasniqi e Murati përplasen për kriptovaluta - NACIONALE

“Ju jeni Qeveri milionerësh”, “Pse s’po i deklaron ti?”: Krasniqi e Murati përplasen për kriptovaluta

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Ekonomisë, Hekuran Murati, dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, janë përplasur sot në Kuvend për çështjen e kriptovalutave.

Duke iu përgjigjur kritikave të opozitës së krizën ekonomike, Ministri Murati, ka thënë se kriza ka goditur të varfëritë dhe jo të pasurit, që ,sipas tij, janë opozita.

Madje, ai liderit të PDK-së ia ka përmendur edhe humbjet në kriptovaluta.

Çka nuk mund të them është që nuk do të mund të mbështetim humbjet në kriptovaluta”, ka deklaruar Murati.

Kjo ka nxitur reagimin e kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, i cili ka investime në kriptovaluta.

Ai ka thënë se investimet në kripto me kohë e ka bërë publik.

E ki Qeverinë e milionerave. Krejt këtu jeni milionera gati. Ndërsa, ti po flet qysh e kupton situatën. Ti s’po kupton asgjë. Ju u keni dhënë lëmoshë njerëzve, pa asnjë plan duke u konsultuar me grupet e interesit. Ju nuk keni dashur as me sindikatat të takoheni, e kur takoheni, ata i ofendoni me arrogancën tuaj të paparë ndonjëherë. Problemi kryesor është që ju jeni shkëputur nga realiteti, nga kriza dhe nga ndjenjat e qytetarëve, sepse nuk keni dalë askush nga ju me taku ndokënd”, tha ai.

Ai ka thënë se është ekspert për kriptovaluta dhe për dallim nga Muratit nuk i ka fshehur ato.

Unë jam ai që i kam deklaruar tërë jetën. Pse s’po i deklaron ti tuat? Krejt shokët e tu tregojnë që ti ke kriptopvaluta, as në deklarim të Agjensionit Kundër Korrupsionit s’i ke tregu”, ka deklaruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme