Joseph për Haradinajn: Po takohet me zyrtarë kyçë amerikanë për ta ngritur angazhimin me Kosovën
Profesori i mirënjohur amerikan në “John Hopkins”, Edward Joseph, ka ndarë një fotografi të takimit me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për të cilin tha se “po takohet me zyrtarë kyçë amerikan” për të ngritur angazhimin me Kosovën te Administrata e Donald Trump.
“Takim shumë i mirë tete a tete me Ramush Haradinjan këtu në Uashington. Jemi këtu për përurimin (e Trump), Ramushi po takohet me zyrtarë kyç, duke e ngritur angazhimin për Kosovën, të NATO-s dhe ShBA-së në Ballkan, me zyrtarë kyçë derisa Trump po futet në zyrë”, shkroi Joseph në “X”.
Great tete a tete with Ramush Haradinaj here in Washington. Here for the inaugural, Ramush is meeting key officials, raising Kosovo, NATO and US engagement in the Balkans with key officials as President Trump takes office. pic.twitter.com/OoMTFfH5Gm
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) January 21, 2025