Pas Danimarkës, edhe Austria planifikon që të dënuarit e saj të kryejnë burgun në Kosovë
Qeveria austriake raportohet se po shtyn përpara planet për t’i transferuar të burgosurit nga vende të treta në Kosovë.
Sipas mediumit austriak “Kronen Zeitung”, ministri i Brendshëm, Gerhard Karnen e ka diskutuar një gjë të tillë me ministrin e Drejtësisë në Danimarkë gjatë së martës, derisa ky shtet, veçse është në një proces të tillë.
“Objektet e paraburgimit si ato të planifikuara nga Danimarka në Kosovë janë gjithashtu pjesë e planit austriak të kancelarit federal Karl Nehammer.” – citohet se ka thënë ai.
Sipas planit të qeverisë austriake, kriminelët e dënuar nga shtete të treta, do të kryejnë burgimin e tyre në shtete të treta.
Vlen të theksohet se Kosova e ka arritur një marrëveshje të tillë me Danimarkën, megjithatë, e njëjta nuk është votuar ende në Kuvendin e Kosovës.
Veç kësaj, ka pasur politikanë edhe në Belgjikë që kanë përmendur një ide të tillë për shtetin e tyre.