Jeremiq pas dakordimit për personat e pagjetur: Serbia do t’i paguaj miliarda euro Kosovës
Kryetari i Partisë Popullore (PP) serbe, Vuk Jeremiq ka vazhduar me deklarimet e tij kundër marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për të cilën e ka akuzuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Jeremiq ka thënë se Vuçiq u përpoq të vendoset mbi popullin dhe të vendosë në emër të tij për interesat shtetërore dhe ingeritetin e Serbisë.
Ai ka përmendur referendumin si masë për të parandaluar Vuçiqin dhe marrëveshjen e arritur nga plani franko-gjerman.
Më tej, ai ka komentuar edhe dakordimi për deklaratën për personat e pagjetur, duke thënë se Serbia do të detyrohet të paguaj miliarda euro dëmshpërblim.
“Dy ditë më parë, drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, u pajtua me tekstin e deklaratës për personat e pagjetur ‘me dhunë' ose ‘me forcë’ gjatë luftës së vitit 1999. Është pasoja e parë direkte e zbatimit të marrëveshjes 'francezo-gjermane'. Ai tekst mundëson kërkesat për padi, sipas të cilave Serbia do të paguajë dëmshpërblim në vlerë astronomike prej qindra milionë eurosh, ndoshta edhe miliarda.” – ka thënë Jeremiq, transmeton NS.
Jeremiq u bëri thirrje autoriteteve në Serbi që të publikojnë dokumentin për të cilin Petkoviç ka pranuar në Bruksel.
